“Kemi frikë të shkojmë në spital nga Covid edhe po të vijnë mjekët këtu kemi frikë. Jemi të vendosur për të rezistuar deri në fund me këtë grevë. Familjet nuk kanë asnjë mundësi tjetër ekonomike për të përballuar jetesën.”
Të premten njëri prej grevistëve u dërgua në spital pasi gjendja e tij u përkeqësua. Kjo është greva e dytë e naftëtarëve brenda një viti. Në shkurt 2020, naftëtarët u futën në grevë urie për rrogat prapambetura por pranuan të riktheheshin sërish në punë kur u njoftuan se një kompani e re do të merrte administrimin e rafinerisë dhe se do të gjehej një mundësi për të paguar rrogat e prapambetura. Shpërndaje te miqtëVijon për të gjashtën ditë greva e urisë së naftëtarëve të Ballshit
Naftëtarët e Ballshit vijojnë ditën e gjashtë të grevës së urisë. Në një intervistë për BalkanWeb, ata thanë se gjendja e tyre shëndetësore është e rënduar.
Të sugjeruara
Nënshkruhet memorandumi për bashkëpunimin ekonomik mes Shqipërisë dhe SHBA-ve
3 Tetor 2020, 11:49IKMT shemb pallatin e dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit në Durrës
3 Tetor 2020, 11:10
Armiku brenda shtetit: Si korrupsioni bëhet kërcënim për sigurinë kombëtare
30 Shtator 2026, 18:16
