“Kur zbatimi i ligjit është selektiv, ai gjithmonë shkon në dobi të të fortit e në kurriz të të dobëtit. Ligji është nxjerrë nga politikanët, të cilët janë të parët dhe pothuajse të vetmit që nuk po e zbatojnë dhe për këtë nuk ndëshkohen.”
Ndërkohë të hënën Lidhja Demokratike e Kosovës është gjobitur me 2 mijë euro nga Drejtoria e Inspeksionit në Prishtinë pasi ka thyer rregullat për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Deri më tani, kjo është e vetmja gjobë ndaj partive politike, të cilat kanë nisur fushatën elektorale dhe nuk po respektojnë masat anti-Covid. Drejtori i Inspeksionit, Adonis Tahiri shprehet se askush nuk është mbi ligjin dhe i ka bërë thirrje partive politike të respektojnë vendimet që i kanë votuar vetë.
Shpërndaje te miqtë
