Infektohet me Covid-19 presidenti i Portugalisë

exit.al 12 Janar 2021, 16:05

Presidenti i Portugalisë, Marcelo Rebelo de Sousa është infektuar me Covid-19. Lajmin e bëri të ditur zyra e shtypit të tij.

Në një deklaratë për mediat zyra shtoi se presidenti nuk ka simptoma, por është izoluar në rezidencën e tij në Lisbonë.

Presidenti de Sousa bëri dy teste ku në të parin rezultoi negativ, ndërsa në të dytin pozitiv me Covid-19.

Shpërndaje te miqtë