Kosova regjistron 301 raste të reja dhe 2 viktima me Covid

exit.al 6 Janar 2021, 15:29

301 të infektuar të rinj e Covid-19 janë zbuluar në 24 orët e fundit në Kosovë, pas kryerjes së  1459 testimeve.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 2 qytetarë.

Aktualisht në Kosovë ka një total prej   52,634 rastesh të regjistruara nga fillimi i pandemisë në muajin mars dhe  7.442 raste aktive.

Janë shëruar në total nga fillimi i pandemisë 43,835 të infektuar.

1.357  qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19.

Shpërndaje te miqtë