Ndahet nga jeta Kujtim Prodani pas infektimit me Covid

exit.al 6 Janar 2021, 15:14

Kantautori Kujtim Prodani ka ndërruar jetë, të mërkurën, i infektuar me Covid-19.

Ai ishte infektuar me koronavirus prej disa ditësh dhe në 30 dhjetor u lajmërua shtrimi i tij në spital.

Nuk dihet ende nëse Prodani vuante nga sëmundje të tjera shoqëruese.

Kujtimi ishte djali i dy artistëve të njohur Anita Take dhe Agim Prodani.

Kujtim Prodani, 57 vjeç, do të mbahet mend si kantautor i dhjetra këngëve të muzikës së lehtë.

Këngët e tij më të njohura ishin 'I am from Tirana', 'Shpirt i Trazuar', 'Mikesha' etj.

Prodani do të mbahet mend për tekstet me kuptim të këngëve të tij.

Shpërndaje te miqtë