Kosova hap kufijtë tokësorë

exit.al 1 Qershor 2020, 09:51

Që prej 1 qershorit, Kosova do të hapë kufijtë e saj tokësorë.

Me vendim të kryeministrit Kurti, të gjithë qytetarët që hyjnë në Kosovë do t'u nënshtrohen kontrolleve mjekësore në kufi dhe t'i zbatojnë masat kundër Covid-19.

Ata që hyjnë nuk do të detyrohen t’i nënshtrohen karantinës 14 ditore.

Pas një jave së hapjes së kufijve tokësorë, Kosova do të shqyrtojë edhe mundësisë për hapjen e kufijve ajror.

Deri më 1 qershor, në Kosovë ka pasur 1083 të infektuar me koronavirus, 30 prej të cilëve kanë humbur jetën, ndërsa 843 të tjerë janë shëruar.