Si lehtësohen masat kufizuese nga 1 qershori?

exit.al 1 Qershor 2020, 09:00

Pas 3 muajsh izolim, sot më 1 qershor pjesa më e madhe e bizneseve dhe institucioneve do t’i rikthehen punës.

Ndër të tjera nga 1 qershori, hiqen kufizimet e orareve, për qytetarët dhe bizneset.

Çfarë do të hapet nga 1 qershor?

— Hapen çerdhet dhe kopshtet, të cilat do të funksionojnë sipas udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë.

— Hiqen ndarjet 'zonë e kuqe/jeshile',

—Hapen kufinjtë tokësorë, pa detyrim vetkarantinimi, përveç rasteve të domosdoshme;

—Hapen plazhet vetëm  për hoteleve, ndërsa me 6 qershor do të haoen plazhet për të gjithë qytetarët;

—Hapen këndet e lojrave, palestrat, qendrat e internetit;

—Hapen aktivitetet sportive pa spektatorë;

—Hapen kurset profesionale, edukative dhe argëtuese;

—Hapen kurset e punësimit.

Çfarë do të vazhdojë të qëndrojë mbyllur deri në njoftimin e radhës?

—Klubet e natës;

—Pishinat;

—Teatri dhe kinemaja;

—Tubimet dhe konferencat;

—Dasmat, funeralet dhe organizime të tjera të mëdha.