Kongresi ul flamujt në gjysëm shtizë për policin e vrarë gjatë protestave

exit.al 9 Janar 2021, 09:26

Flamujt në godinën e Capitol Hill do të ulen në gjysëm shtizë për të nderuar policin i cili humbi jetën në protestat e 6 janarit.

Polici Bryan D.Sicknick humbi jetën pas lëndimeve të marra gjatë protestës.

Kryetarja e Dhomës së Deputetëve Nancy Pelosi urdhëroi uljen e flamujve në gjysëm shtizë duke theksuar se polici Sicknick "na kujton sakfricën e atyre që mbrojnë vendin tonë."

Polici Sicknick ishte viktima e 5 pestë e protestave të 6 janarit. Një protestuese humbi jetën gjatë protestave në Kongres ndërsa 3 të tjerë humbën jetë për shkak të emergjencave mjekësore.

Shpërndaje te miqtë