Konflikt për një pallat, plagoset një person

exit.al 13 Janar 2021, 10:17

Një pronar pallati është plagosur mëngjesin e së mërkurës në Tiranë. Sipas mediave, është plagosur Sino Llanaj, 42 vjeç.

Autori është ortaku i tij, Albert Allmuça.

Mësohet se konflikti ka ndodhur për pronësinë e një pallati. Llanaj është dhunuar fizikisht disa ditë më parë, ndërsa sot është plagosur.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:30 të mëngjesit në zonën e quajtur ish-parkun e autobusëve.

Shpërndaje te miqtë