Arrestohet sanitarja e spitalit Shefqet Ndroqit, akuzohet për mashtrim

exit.al 13 Janar 2021, 09:34

Policia ka arrestuar të mërkurën sanitaren Tire Alldervishi në Spitalin 'Shefqet Ndroqi'.

Ajo akuzohet për mashtrim pasi i ka marrë shumën rreth 800 mijë lekë një qytetareje, duke u hequr si infermiere.

Skandali në spitalin COVID2 u raportua nga emisioni investigativ “STOP”, ku kjo sanitare dyshohet t’i ketë marrë para familjarëve të një pacienteje duke u hequr si infermiere.

Pas publikimit të lajmit ministria ka reaguar duke dënuar aktin dhe kërkoi shkarkimin e sanitares.

Shpërndaje te miqtë