SHBA-të kërkojnë test të Covid-19 për të gjithë udhëtarët

exit.al 13 Janar 2021, 09:10

SHBA-të do të kërkojnë test negativ Covid-19 për të gjithë udhëtarët.

Lajmin e bëri të ditur Qendra për Parandalimin e Sëmundjeve. Ata pohuan se të gjithë personat që udhëtojnë drejt SHBA-ve duhet të kenë një test negativ të tre ditëve të fundit përpara fluturimit.

Qendra pohoi se kjo masë do të ndihmojë në parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Masa do të hyjë në fuqi me 26 janar.

Më herët SHBA-të kërkuan test negativ për udhëtarët nga Britania e Madhe.

Shpërndaje te miqtë