Sekretari i NATO-s në Shqipëri: Rrisni shpenzimet ushtarake

exit.al 10 Dhjetor 2015, 13:06

Jens Stoltenberg, Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, po zhvillon sot një vizitë zyrtare në Tiranë.

Takimi i parë i Zotit Stoltenberg ishte me Kryeministrin Rama në Kryeministri.

Në konferencën për shtyp pas takimit, ai theksoi rëndësinë e rritjes se shpenzimeve ushtarake të Shqipërisë.

“Duhet të vazhdojmë të rrisim shpenzimet ushtarake.E kuptoj vështirësinë ekonomike me të cilën përballet Shqipëria, ndaj e vlerësoj angazhimin e saj për t'i rritur këto shpenzime” u shpreh Sekretari i përgjithshëm.

Zoti Stoltenberg, gjatë ditës, do të takohet dhe me Presidentin Bujar Nishani, ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli dhe ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati.