Avokati i Thaçit ankohet për njoftimin me vonesë nga gjykata dhe prokuroria e Hagës

exit.al 9 Nëntor 2020, 15:52

Avokati mbrojtës i ish-presidentit Hashim Thaçi,  David Hooper deklaroi se prokuroria dhe gjykata e Hagës nuk ka njoftuar në kohë palën e akuzuar. Gjatë seancës paraprake në Hagë, avokati mbrojtës i Thaçit u shpreh:

“Procesi u realizua pa njoftuar mbrojtjen në kohën e duhur, do bashkëpunojmë me gjykatën, siç ka bërë Thaçi gjatë gjithë këtyre viteve.

Gjykata po heton këto çështje për 5 vjet dhe më shumë, ndërsa ju e keni aktakuzën para 6 muajsh.

Për herë të parë mësuam për këtë çështje të mërkurën, nuk ishte e mundur që të krijohet një ekip mbrojtës, apo njerëz që donin të ishin të pranishëm në këtë seancë. E pakuptim, e kemi të vështirë të kuptojë pse është bërë në këtë mënyrë."

Pavarësisht kësaj, avokati deklaroi se Hashim Thaçi do të bashkëpunojë me drejtësinë. Shpërndaje te miqtë