Shqipëria mungon në Konferencën Ndërkombëtare për Klimën

exit.al 14 Dhjetor 2015, 13:39

Shqipëria ishte i vetmi vend që mungoi në Konferencën Ndërkombëtare për Klimën, zhvilluar në Paris. Konferenca mbylli punimet të shtunën, në datë 12 dhjetor, pas dy javësh bisedimesh intensive.

Marrëveshja e arritur në këtë konferencë, për uljen e nivelit të gazeve që shkaktojnë efektin serë, është një marrëveshje historike. Të 195 shtetet nënshkruese do të angazhohen seriozisht për të ulur emetimet globale të gazrave serë.

Qeveria shqiptare e përshëndeti këtë vendim me anë të një komunikatë të Ministrisë së Jashtme.