Komisioni Europian heton Amazon për abuzim me pozitën dominuese

exit.al 10 Nëntor 2020, 18:37

Komisioni Evropian nisi hetimet mbi kompaninë Amazon për abuzim me pozitën e tij dominuese në shitjet online, duke marrë avantazh të padrejtë ndaj konkurrentëve.

KE ngriti dyshime se Amazon ka përdorur të dhënat e shitësve të palëve të treta, që përdorin tregun e tij, për të rritur shitjet e mallrave të veta.

Komisionerja për Konkurrencë e BE-së, Margrethe Vestager, tha se është thelbësore që platformat e mëdha si Amazon të mos “e çrregullojnë konkurrencën”.

“Të dhënat mbi aktivitetin e shitësve të palëve të treta nuk duhet të përdoren për përfitime të Amazonit kur ai vepron si konkurrent i këtyre shitësve”, tha Vestager.

Komisioni po ashtu nisi hetime për trajtimin e mundshëm preferencial të shitësve që përdorin shërbimet e Amazonit për logjistikë.

Komisioni Evropian nisi hetimet për Amazon që prej korrikut të vitit të kaluar, pas ankesave nga kompani të tjera.

Shpërndaje te miqtë