KLP del nga ngërçi, propozimet nga shoqëria civile dërgohen në kuvend

exit.al 3 Janar 2018, 16:55

Menjëherë pas zgjedhjes së Prokurorës së Përkohshme të Përgjithshme, duket se edhe anëtari i shoqërisë civile, që nuk lejoi formimin e KLP-së, është drejt përzgjedhjes. Sot Komisioni I shoqërisë civile ka dërguar në Kuvend katër propozimi nga shoqëria civile për të qenë pjesë e KLP-së. Katër kandidatët kanë zhvilluar më herët seancë dëgjimore me Avokatin e Popullit dhe janë vlerësuar me këtë rend:

 - Entela Baci Hoxhaj me 81 pikë;

 - Andi Murataj me 79,5 pikë;

 - Mimoza Qinami 79 pikë;

 - Alfred Balla 69 pikë.

Një prej këtyre kandidatëve do të votohet nga parlamenti për të qenë pjesë e KLP-së. Shpërndaje te miqtë