“Po bëhen gati 20 vjet dhe nuk e kujtoj me detaje. Nuk kam pasur në asnjë moment ndalim, hetim, gjykim apo cfarëdolloj mase tjetër në Itali.”
Pyetur për përdorimin e emrin të rremë Kusta Mina, deputeti i LSI përdori të njëjtin argument:“Kanë kaluar 20 vjet. Nuk ka fshehur asgjë, nuk ka pasur pse të fshehë asgjë. Fakti i dhënies me vullnet i gjurmëve të gishtërinjve eshte tregues. Këto fakte pengojnë cdo arsyetim që mund të fshinte identitete të rreme.”
Më 26 dhjetor 2017, Prokuroria i kërkoi Komisionit Qendror të Zgjedhjeve heqjen e mandatit të dy deputetëve, Aqif Rakipit të PDIU dhe Gledion Rehovica të LSI, në bazë të ligjit të dekriminalizimit. Në mbledhjen e sotme të KQZ-së pritet të merret vendimi dhe për deputetin Rakipi. Shpërndaje te miqtë
