“Qeveria shpreh keqardhje për vdekjen e babait dhe të vëllezërve të ankuesve në protestën e 21 janarit 2011. Palët pranojnë se kompensimi, duke përfshirë dëme në para dhe jo materiale, në lidhje me këtë vdekje, do të adresohen nga gjykatat vendase.
Qeveria më tej pranon se hetimi i kryer për rrethanat që kanë të bëjnë me vdekjen e familjarëve të ankuesve nuk ishte në përputhje me nenet 2, 13 dhe 6 të Konventës dhe se këto çështje nuk u trajtuan në procedurat penale të sipërpërmendura.
Qeveria gjithashtu merr përsipër të rihapë procedurat penale vendase në këtë rast me qëllim që të përfshijë të afërmin e viktimës, në ato procedura."
Mosveprimi dhe neglizhenca e qeverisë Rama që nga viti 2011 për të zgjidhur rastin e 21 janarit, bëri që familjarët e viktimave ta çojnë çështjen në GJEDNJ. Deri më tani, rasti i 21 janarit nuk është rihapur. 21 janari 2011 Protestat e 21 janarit, gjatë së cilës 4 protestues u vranë nga Garda e Republikës pranë zyrës së Kryeministrit, erdhën pas bërjes publike të një videoje të fshehtë të ish-Ministrit të Punëve të Jashtme dhe Presidentin aktual Ilir Meta me ish-Ministrin e Ekonomisë Dritan Prifti, gjatë së cilës Meta përpiqej t’I jepte rryshfet Priftit, që ky I fundit t’I jepte koncesione miqve të Metës. Komenti i Ilir Metës për protestën e 21 janarit ishte:“Edi Rama doli para medieve për t’u thënë të gjithëve dhe për t’i bërë budallenj të gjithë qytetarët shqiptarë se ishin provokuar halabakët e tij, kriminelët e tij nga makinat me ujë kur të gjithë e panë se për gati një orë banditët, kriminelët, kokëpalarët, të droguarit e Edi Ramës dhunuan, sulmuan me ç’patën mundësi policët e këtij populli të cilët janë njerëz, të cilat janë familjarë, të cilët kanë fëmijë, të cilët kanë kushërinj, të cilët kanë farefis dhe që duruan që u vetëpërmbajtën, që u vetësakrifikuan pikërisht për të mos dëmtuar halabakët e kriminelët që donin të merrnin dje pushtetin.
Sepse kështu u ishte premtuar të gjithë atyre që u sollën në Tiranë se dje do të merrej pushteti nga Edi Rama… [ky] bastard i cili nuk ka më asgjë politike, i cili e zëvendësoi Partinë Socialiste me krimin e organizuar dhe ordiner, i cili ndyu dje Tiranën, i cili gjakosi dje Tiranën.”
Skandali i korrupsionit nuk ndikoi negativisht në të ardhmen politike të Metës: Edi Rama u bashkua në vitin 2013 në koalicion me të dhe formuan qeverinë. Më pas, në vitin 2017, Ilir Meta u bë President. Shpërndaje te miqtë
