“Kjo është hera e fundit që ti po duartroket këtu [në Parlamentin Europian]. Dhe në një farë mënyrë unë jam me të vërtetë i habitur që ti je me të vërtetë këtu. Ti u përpoqe për daljen, populli britanik votoi për daljen. Ti pse je këtu atëhere?”
Ndërsa është e kuptueshme pse reagimi i Presidentit Juncker ishte nervoz, fakti është se qëndrimi i tij ishte gjithashtu arrogant. Ky qëndrim pason një sërë qendrimesh të tjera arrogante që Presidenti Juncker ka mbajtur mbas votës britanike, përfshi thirrjen e tij ndaj qeverisë britanike të kërkojë menjëherë daljen nga BE. Presidenti Juncker është i emëruar në funksionin e tij dhe nuk i jep llogari kujt, ndërsa anëtarët e parlamentit europian, si Farage, janë të votuar nga qytetarët e vendeve të tyre dhe u japin atyre llogari. Megjithatë, europarlamentarët kanë shumë më pak peshë në vendim-marrjen e BE-së se burokratët e lartë si Zoti Juncker. Arroganca me të cilën Presidenti Juncker iu drejtua sot një europarlamentari të votuar nga populli, qoftë ai edhe një provokator si Zoti Farage, është dëshmi e njërit prej problemeve kryesore të BE-së: mungesën e demokracisë dhe llogaridhënies nga funksionarët e lartë e të pushtetshëm të BE-së, të cilët nuk votohen nga qytetarët europianë por emërohen në mënyrë jo demokratike. Kjo ishte një nga shkaqet e refuzimit që votuesit britanikë i bënë BE-së: burokratët e pavotuar dhe që nuk japin llogari nuk duhet të vendosin për fatet e qytetarëve, të cilët nuk kanë asnjë ndikim apo kontroll mbi ta. Shpërndaje te miqtëKjo është arroganca e burokratëve të Brukselit që refuzuan britanikët
[video width="1200" height="672" mp4="https://www.exit.al/////wp-content/uploads/2016/06/Juncker.mp4"][/video]
Presidenti i Komisionit Europian foli, sot, para eurodeputetëve të Parlamentit Europian. Në një moment të fjalës së tij, ai u pohoi se “duhet të respektojmë demokracinë britanike dhe zgjedhje që ajo shprehu”, deklaratë e cila u shoqërua me duartrokitje të zbehta nga disa europarlamentarë britanikë pro Brexit.
Por një prej tyre—Nigel Farage, kryetari i Partisë së Pavarësisë së Mbretërisë së Bashkuar (UKIP)—e zgjati i vetëm duartrokitjen e tij në mënyrë ironike. Kësaj ironie Presidenti Juncker iu përgjigj me fjalët:
Të sugjeruara
Parlamenti Evropian voton rezolutën për daljen e Britanisë nga BE
28 Qershor 2016, 12:52Shukriu dhe Rroshi: dy standardet e Kryeministrit Rama
28 Qershor 2016, 17:26Përfundoi ndërtimi i linjës se interkonjeksionit Shqipëri - Kosovë
28 Qershor 2016, 11:52
Redaktoren e Dosjeve Shqiptare, Abelakh, e lënë në baltë
8 Shtator 2026, 21:05
