Sipas PD-së, mbrojtja e ministrave të korruptuar e që veprojnë në kundërshtim me ligjin, si rasti i ministrit Beqaj, është arsyeja se pse qeveria kërkon me ngulm ta kapë sistemin e drejtësisë.
Shpërndaje te miqtëPD: Ministri Beqaj korrupsion e klientelizëm me ilaçin e leuçemisë
Partia Demokratike akuzoi sot ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj për klientelizëm dhe korrupsion me ilaçet e të sëmurëve me leuçemi.
Deputetja Albana Vokshi, në një deklaratë për shtyp, tha se ministri Beqaj prishi kontratën me kompaninë që sillte në Shqipëri ilaçin “Fludara” me çmimin 276 euro për kuti. Të drejtën për sjelljen e ilaçit për të sëmurët me leucemi, ministri Beqaj ja dha kompanisë incomed të mikut të tij, që e sjell atë me një çmimi prej 390 euro për një kuti, 114 euro më shtrenjtë.
Përveç rritjes së çmimit që paguhet nga taksat e qytetarëve, Zonja Vokshi denoncoi mungesën e medikamentit prej 5 muajsh dhe cilësinë e tij jo brenda standardeve.
“Dhjetra burra e gra, fëmijë, të mitur, të rinj, të moshuar, që vuajnë nga leuçemia kanë qëndruar të paktën 5 muaj pa ilaçin Fludara. Miku i Beqajt duhet ta kërkonte këtë ilaç nëpër bodrumet e lindjes, pasi prodhuesit perënidmorë e përzunë. Ai duhej ta gjente në Turqi e vende të tjera, ku mund ta merrte edhe me 2 lekë, apo në prag të skadimit, rrezik ky për shëndetin. Kur klienti i Beqajt nuk e gjente me pazar të lirë në bodrumet e depot e vendeve të lindjes, e linte tregun bosh”, u shpreh Zonja Vokshi.
Të sugjeruara
Shukriu dhe Rroshi: dy standardet e Kryeministrit Rama
28 Qershor 2016, 17:26Përfundoi ndërtimi i linjës se interkonjeksionit Shqipëri - Kosovë
28 Qershor 2016, 11:52Eurodeputeti Castaldo: I papranueshëm trafikimi i votave për reformën
28 Qershor 2016, 10:46
Redaktoren e Dosjeve Shqiptare, Abelakh, e lënë në baltë
8 Shtator 2026, 21:05
