Parlamenti Evropian voton rezolutën për daljen e Britanisë nga BE

exit.al 28 Qershor 2016, 12:52

Parlamenti Evropian votoi sot rezolutën për daljen e Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian.

Pas fjalimeve dhe debatit për referendumin britanik, rezoluta u  miratua me 395 vota pro, 200 vota kundër dhe 71 vota abstenim.

Miratimi i kësaj rezolute do të thotë nisjen sa më të shpejtë të procedurave për shkëputjes e Mbretësisë së Bashkuar nga Be-ja.

Në referendumin e 23 qershorit, 52 për qind e britanikëve votuan pro daljes së vendit nga Bashkimi Evropian.

Shpërndaje te miqtë