Karantinohen kryeministri i Suedisë dhe i Danimarkës

exit.al 5 Nëntor 2020, 14:32

Kryeministri suedez Stefan Lofven dhe ai i Danimarkës Mette Frederiksen u vetëkarantinuan pas një kontakti me një person pozitiv me Covid-19.

Stefan Lofven në një postim në Facebook të enjten tha se ai dhe bashkëshortja e tij u vetëizoluan dhe do të punojnë nga banesa.

“Më shumë njerëz po infektohen. Më shumë njerëz po vdesin. Është një situatë kritike”, tha ai.

Ndërsa, kryeministri i Danimarkës Mette Frederiksen u vetëkarantinua pas ministri i drejtësisë rezultoi pozitiv me Covid-19.

Numrat e të infektuarve në të dyja vendet janë rritur shumë nga mesi i korrik deri në tetor.