Studimi amerikan: Ndotja e ajrit ndikon në vdekshmërinë nga Covid-19

exit.al 5 Nëntor 2020, 09:36

Një studim i ri në 3000 qytete të SHBA-ve gjeti një lidhje mes nivelit të lartë të ndotjes së ajrit dhe normës së lartë të vdekjeve nga Covid-19.

Studimi u krye nga kërkues të Universitetit të Harvardit. Ai u publikua të mërkurën në revistën Science Advances. Sipas studimit rritja e ndotjes në ajër ka ndikur me 11% rritjen e vdekshmërisë nga koronavirusi.

Këto gjetje mbështet studimin e kryer nga i njëjtin grup kërkuesish disa javë më parë. Koronavirusi është një virus, i cili shpërndahet nga ajri.