Presidenti Ilir Meta vlerësoi të enjten dorëheqjen e presidentit Hashim Thaçi pas konfirmimit të akuzave për krime lufte nga gjykata speciale e Hagës.
Meta, gjithashtu vlerësoi edhe luftën e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës, (UÇK) si të “drejtë dhe heroike”.
"Ky është një moment reflektimi për të forcuar më shumë aftësi dhe unitet, në interesin më të mirë për një kombëtar", shkroi Meta, në Facebook.
Shpërndaje te miqtë
