11 punonjës të SPAK me Covid-19

exit.al 5 Nëntor 2020, 13:50

11 punonjës të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) rezultuan pozitiv me koronavirus.

Sipas njoftimit të SPAK, ditën e enjte, personat e infektuar janë karantinuar dhe puna vazhdon normalisht.

Më herët, gjykata e shkallës së parë dhe e apelit në Tiranë dhe gjykata e Durrësit, janë mbyllur për shkak të infektimit me Covid-19 të punonjësve.