Izraeli heq pothuajse të gjitha masat kufizuese

exit.al 1 Qershor 2021, 10:31

Izraeli do të heqi të gjitha masat kufizuese.

Kjo do të thotë që institucionet publike do të jenë të hapura si për njerëzit e vaksinuar, ashtu edhe për të pavaksinuarit.

Të gjitha kufizimet për restorantet, dyqanet dhe aktivitetet kuluturore do të hiqen po ashtu.

Megjithatë, mbajtja e maskës në ambiente të mbyllura do të mbetet e obligueshme dhe ndalesat për shumicën e udhëtarëve drejt Izraelit do të vazhdojnë.

Izraeli ka patur një fushatë të sukseshme vaksinimi prej 19 dhjetor.

Më shumë se 90 për qind e njerëzve të moshës 50 vjeç e lart janë vaksinuar ose shëruar nga koronavirusi.