OBSH emërton me shkronja greke variantet e reja të koronavirusit

exit.al 1 Qershor 2021, 09:28

Organizata Botërore e Shëndetësisë do të emërtojë me shkronja greke variantet e reja të koronavirusit.

Sipas një njoftimi, varianti britanik është etiketuar si Alfa, ai i Afrikës së Jugut si Beta dhe varianti indian si Delta.

Shkronjat greke do t'u referohen edhe varianteve shqetësuese, edhe varianteve të interesit.

Një listë e plotë e emrave është publikuar në faqen e internetit të OBSH-së.

Maria Van Kerkhove, epidemiologe në OBSH tha se shkronjat greke nuk do t’i zëvendësojnë emrat ekzistues shkencorë.

Nëse zyrtarisht identifikohen më shumë se 24 variante, shkronjat greke mbarojnë dhe OBSH-ja do të shpallë një program të ri të emërtimit, tha Van Kerkhove.