Arrestohen dy persona për shpërndarje droge

exit.al 1 Qershor 2021, 10:12

Policia e Elbasanit arrestoi të martëndy persona pasi shpërndanin droge.

Sipas njoftimit u arrestuanS. B., 31 vjeç dhe E. Z. (D), 33 vjeç, të dy banues në Elbasan.

Gjatë kontrollit u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, 2 aparate celularë, një peshore të vogël që shërbente për peshimin e lëndës narkotike dhe një sasi parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.