'Izolim' shpallet fjala e vitit nga fjalor Collins

exit.al 10 Nëntor 2020, 19:03

“Izolim” u shpall fjala e vitit nga Fjalori Collins. Izolimi përcaktohet si “vendosja e ndalimeve të forta mbi udhëtimin, ndërveprimin social dhe aksesin në hapësirat publike”.

Përfaqësuesit e përditësimit të fjalorit thanë se ata e përfshinë fjalën “duke u nisur nga përdorimi i shpesh i saj prej miliarda personash në jëtën e përditshme për të ndaluar përhapjen e virusit”

Leksikografët regjistruan më shumë se sa një çerek milioni përdorime të fjalës gjatë 2020, në krahasim me 4 mijë përdorime në vitin e kaluar.

Lista me 10 fjalë të reja të shtuara në fjalor ishin shprehje ose fjalë të lidhura me pandeminë, përfshirë punonjës kyç, vetë-izolim dhe distancim social. Si dhe vetë fjala koronavirus.

Gjithashtu u futën fjalë si Megxit — pasi duka dhe dukesha e Sussex u larguan nga Britania për në Amerikë. Në fjalor u fut për herë të parë fjala TikToker, e cila përdoret për një person që përdor platformën TikTok.

Shpërndaje te miqtë