Banorët protestë kundër vendimit të Bashkisë Tiranë për shembjen e pallateve te Myslym Keta

exit.al 29 Mars 2021, 17:56

Disa banorë kanë protestuar të hënën kundër vendimit të Bashkisë Tiranë për të shembur pallatet tek rruga Mysllym Keta.

Banorët thonë se ekspertiza pas tërmetit i klasifikoi pallatet si DS3.

Sipas tyre shkalla e dëmtimit është ndryshuar më vonë “në mënyrë abuzive” nga Bashkia Tiranë.

Ata pretendojnë se Bashkia Tiranë ka bërë këtë ndryshim të shkallës si justifikim për të shembur pallatet.

Bashkia i ka klasifikuar pallatet si DS5

Në këtë bllok pallatesh jetojnë rreth 90 familje.