Ish presidentët, Obama e Bush dënojnë sulmin në Kongres

exit.al 7 Janar 2021, 09:17

Ish presidentët e SHBA-ve, Barack Obama dhe George Bush kanë reaguar pas protestave në Kongres të mërkurën.

Obama e ka konsideruar sulmin e Kongresit si një "një moment të çnderimit dhe turpit të madh për kombin tonë".

Ai pohoi se sulmi është nxitur nga “një president, i cili vazhdon të gënjejë për rezultatin e zgjedhjeve të ligjshme”.

Ndërkohë Bush i quajti skenat në Kongres si "pamje të sëmura dhe pikëlluese".

Ai shtoi se këto ngjarje mund të ndodhin në një "banana republikë jo në republikën tonë".

Qindra protestues kundërshtuan rezultatin e zgjedhjeve për president. Ata hynë brena në sallën ku po zhvillohej seanca për çertifikimin e zgjedhjeve.

Shpërndaje te miqtë