Ish-ministri i Shëndetësisë Vasili sulmon Komitetin e Ekspertëve

exit.al 1 Nëntor 2020, 13:29

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili deklaroi, të dielën, se Komiteti i Ekspertëve anti-Covid19 nuk duhet të merret seriozisht. Përmes një postimi në Facebook, Vasil i cili ka qenë dhe ministër i shëndetësisë më parë, shkruan se Komiteti nuk njeh ligjin mbi të cilën është ngritur dhe se deklaratat e tyre përgatiten nga ‘zyrat e shtypit të Edi Ramës’:

“Kur Komiteti i Ekspertëve nuk merr seriozisht veten nuk ka asnjë arsye për të bërë as debat dhe as diskutim me të.

Nuk kemi pra pse i keqkuptojmë anetarët e Komitetit, të cilët nuk dinë as emrin e ligjit mbi të cilin është ngritur Komiteti ku këta janë edhe anëtarë.

Kur deklaratat e Komitetit përgatiten në zyrat e shtypit të Edi Ramës të tilla broçkulla do të shkruhen.”

Shpërndaje te miqtë