Vazhdon trafiku i emigrantëve të paligjshëm në vend

exit.al 1 Nëntor 2020, 13:04

Një 33-vjeçar u arrestua të dielën, teksa transportonte 12 emigrantë të paligjshëm.

Arrestimi i tij u bë në në aksin rrugor Librazhd-Elbasan.

Ai i kishte premtuar emigrantëve, kryesisht nga Lindja e Mesme, transportin deri në një pikë kufitare të veriut, në këmbim të pagesës 100 euro për person.

Hetimet për rastin po vijojnë nga prokuroria e Elbasanit.

Tashmë prej disa muajsh, ndihma dhe transporti i emigrantëve të paligjshëm është kthyer në një fenomen. Policia, kryesisht ajo e Korçës dhe Pogradecit, arreston çdo ditë persona, të cilët në shkëmbim të parave, iu premtojnë emigrantëve transport.

Shpërndaje te miqtë