Rinis të dielën kamponati i futbollit, pas 2 muajsh bojkot

exit.al 1 Nëntor 2020, 13:10

Armand Duka, kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, ka përshëndetur rinisjen e kampionatit kombëtar të futbollit, pas dy muajsh bojkot. Duka theksoi se të gjitha ndeshjet dhe stërvitjet e skuadrave do të zhvillohen duke u bazuar në protokollet strikte shëndetësore dhe në rregullat e distancimit social, për të ulur sa më shumë mundësinë e infektimeve. Kreu i FSHF-së përshëndeti dhe këmbënguljen e skuadrave të futbollit për të arritur plotësimin e kërkesave të tyre:

“Përveç pandemisë, ky fillim edicioni u shoqërua edhe me bojkotin e kampionatit nga Liga Profesioniste e Futbollit. Ata i drejtuan qeverisë katër kërkesa të drejta.

Koha tregoi se lëvizja e klubeve ia arriti qëllimit, duke bërë që zëri i futbollit të dëgjohet, në opinionin publik dhe atje ku duhet.

Ne kemi marrë një premtim nga Kryeministri për zgjidhjen e problemit.”

Ai uroi të gjitha skuadrat për të pasur një kampionat sa më të mirë, i cili zhvillon ndeshjest e para, të dielën, një nëntor. Shpërndaje te miqtë