Ish-drejtoresha e ASHR-së Shyqyriu sulmon Manastirliun për gjendjen në spitalet Covid

exit.al 25 Tetor 2020, 17:48

Ish-Drejtoresha e Autoritetit Shëndetësor Rajonal e Tiranës, Liljana Shyqyriu, përfaqësuesja e PD-së për shëndetësinë sulmoi ministren Manastriliu, për situatën në spitalet Covid19.

Shyqyriu tha se prej ditës së shtunë shtrimet e urgjencave kryhen tek Spitai Covid2 dhe jo më tek Infektivi.

Ajo tha se Manastirliu dhe skaneri i Infektivit është prishur dhe për këtë arsye urgjencat po drejtohen tek spitali Covid2 'Shefqet Ndroqi'.

Ish-drejtoresha e ASHR, në qeverinë Berisha bëri thirrje për zbatimin e masave të propozuara nga shefi i PD-së, Lulzim Basha.

Shpërndaje te miqtë