“A është bashkëshortja juaj A.M, ortake në “FFM Group”, një shoqëri e krijuar më 2011 me ortake edhe E.D si dhe një kompani italiane e quajtur “Superba S.R.L” me seli në Napoli? A ka qenë kjo e fundit nën hetim nga Prokuroria shqiptare për pastrim parash në zonat offshore?”.
Këtyre pyetjeve ju përgjigjë Carlo Bollino përmes një artikulli, ku akuzonte Ilir Metën për akuzat.“Vetëm në Shqipëri ndodh që politikanët e korruptuar bëjnë pyetje provokuese dhe akuzojne gazetarët. Në gjithë botën perëndimore ndodh e kundërta. Duke suRlmuar gazetarët Meta tradhëton rolin e tij, mandatin e tij dhe vetë Kushtetutën të cilën është betuar se do ta respektojë”, shkroi Bollino në artikullin e tij.
Përplasja mes botuesit Bollino dhe Presidentit Meta nisi pas një hetimit të gazetës shqiptarja.com për dhënien e nënshtetësive nga Presidenti.
