Infektohet neurologia në spitalin e Beratit, mbyllet reparti

exit.al 10 Tetor 2020, 15:15

Një mjekë neurologe e spitalit të Beratit është infektuar me Covid-19. Ajo dyshohet se është infektuar nga bashkëshorti i tij, edhe ai mjek në spitalin Covid-2 në Tiranë.

Për shkak të infektimit të mjekes, Reparti i Neurologjisë në spitalin e Beratit është mbyllur dhe Drejtoria e Higjenës po bën dezinfektimin e ambjenteve të brendshme të spitalit.

Ndërkohë kolegët e mjekes, 2 mjekë dhe 6 infermierë të këtij reparti janë vetëkarantinuar sipas protokolleve.

Nuk dihet ende nëse neurologia ka pasur kontakte të afërta me pacientët e shtruar.

Shpërndaje te miqtë