Infektohet eurokomisionerja për kulturën, Mariya Gabriel

exit.al 10 Tetor 2020, 14:45

Eurokomisionerja për kulturën Mariya Gabriel është infeëktuar me koronavirus. Lajmin e bëri të ditur vetë Gabriel në një postim në Twitter.

Eurokomisionerja është karantinuar që prej të hënës.

Gabriel është anëtarja e parë e Komisionit të Von der Leyen që konfirmohet pozitive me koronavirus, megjithëse disa komisionerë janë vetë izoluar pasi kanë patur kontakte me të infektuar , duke përfshirë Frans Timmermans, Valdis Dombrovskis dhe Stella Kyriakides

 

Shpërndaje te miqtë