“Pushtetet janë ndërruar edhe më parë, por pandëshkueshmëria ka vazhduar. E përsërisim zotimin tim publik: kush ka vënë dorë në interesin publik të shqiptarëve, mbi pasuritë e shqiptarëve, mbi taksat e shqiptarëve dhe ka cenuar rëndë jetën, shëndetin, shpresën e tyre do të marrë ndëshkimin e merituar me ligj”.
Basha u shpreh se “sfida jonë është t’iu tregojmë shqiptarëve se Shqipëria i ka mundësitë për të dalë nga kjo krizë.” Shpërndaje te miqtëBasha premton ndëshkim për çdo person pjesë të aferave korruptive
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se mbas 25 prillit çdo person pjesë e aferave korruptive do të ndëshkohet.
Gjatë konferencës për shtyp, të shtunën, Basha tha se edhe pse qeveritë janë ndërruar pandëshkueshmëria ka vazhduar.
