Zhyljen Varfaj, kryetari i komanduar i Bashkisë së Durrësit ka dhënë sot dorëheqjen nga kjo detyrë.
Sipas Ora News, arsyeja e dorëheqjes është shëndetësore.
Zhyljen Varfaj drejton Bashkinë e Durrësit që prej 1 dhjetorit, kur Valbona Sako, ish-kryebashkiakja, dha dorëheqjen, 5 ditë pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit.
Pritet që në krye të bashkisë Durrës të komandohet Emirjana Sako, e cila më herët ka mbajtur postin e Drejtores së Shërbimeve dhe prej 2 muajsh është zëvendëskryetare e bashkisë.
