Humb jetën punonjësja në portin e Durrësit, e aksidentoi kamioni

exit.al 7 Janar 2021, 16:21

Një 25 vjeçare, punonjëse e sigurisë në portin e Durrësit, ka humbur jetën pasi është aksidentuar nga një kamion.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 15:30 në portin e Durrësit.

Drejtuesi i mjetit është një 39 vjeçar, i cili është arrestuar dhe po hetohet.

Policia po heton rrethanat për të zbardhur ngjarjen.

Shpërndaje te miqtë