“Ka shumë pikëpyetje, qeveria duhet të japë përgjigje. Kur në Shqipëri ka hyrë në 1 janar ligji që asnjë kompani offshore. Pse mos kemi investitorë gjermanë, italianë e amerikanë teksa shkojmë për një kompani jo të njohur”.
Ajo njoftoi se PD do të publikojë dokumente shtesë për këtë rast. Më tej ajo tha se duhet të kishte tender ndërkombëtar dhe shtoi se ai nuk u bë siç parashikohet në legjislacion:“Duhet të kishte një njoftim ndërkombëtar. Jashtë garës mbetën shumë kompani. Kompania gjerman dhe malteze u skualifikuan, por kjo e fundit u pranua me një grup pune ekstraligjore nga Porti i Durrësit.”
Të martën në një deklaratë për mediat, Jorida Tabaku u shpreh se 'Hili Company Limited', operon në Maltë dhe njihet ndërkombëtarisht për veprime të dyshimta nga skandali i “Panama Papers”. Shpërndaje te miqtë
