Përditësim 7 janar: 697 të infektuar të rinj dhe 6 viktima me Covid

exit.al 7 Janar 2021, 16:07

697 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 61.705.

Në 24 orët e fundit, humbën jetën 6 qytetarë: 2 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Lezha, të moshave 57-84 vjeç.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

202 raste në Tiranë, 55 në Durrës, 44 në Vlorë, 39 në Shkodër, 33 në Lushnje, 26 në Berat, nga 22 raste në Fier, Dibër, nga 20 raste në Elbasan, Lezhë, 19 në Kavajë, nga 18 raste në Mat, Sarandë, 15 në Kurbin, 14 në Kuçovë, 13 në Krujë, 10 në Gjirokastër, nga 9 raste në Kukës, Librazhd, Pogradec, 7 në Mirditë, 6 në Gramsh, nga 5 raste në Korçë, Divjakë, Klos, nga 4 raste në Kamëz, Delvinë, Vau i Dejës, Vorë, nga 3 raste në Tropojë, Bulqizë, Peqin, Shijak, Skrapar, nga 2 raste në Has, Rrogozhinë, Përmet, Ura Vajgurore, Roskovec, Patos, Libohovë, Konispol, nga 1 rast në Devoll, Mallakastër, Himarë, Cerrik, Këlcyrë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 433 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 36,535 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 260 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

COVID-19 – Statistika (07 Janar 2021)

Raste të reja ditore 697

Të shëruar në 24 orë 433

Të shtruar në spitale 260

Humbje jete në 24 orë 6

Testime ditore 3,668

Testime totale 280,381

Raste pozitive 61,705

Raste të shëruara 36,535

Raste Aktive 23,947

Humbje jete 1223

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 13857

Fier 1743

Shkodër 1309

Durrës 1238

Vlorë 960

Lezhë 958

Korçë 881

Elbasan 851

Berat 776

Dibër 515

Gjirokastër 457

Kukës 402

Shpërndaje te miqtë