Greqia shpërblen të rinjtë që vaksinohen

exit.al 28 Qershor 2021, 19:10

Qeveria greke ka vendosur të motivojë të rinjtë që të vaksinohen duke u dhuruar atyre një kartë të parapaguar me vlerë 150 Euro.

Sipas agjensisë së lajmeve AMNA, që citon kryeministrin grek Kyriakos Mitzotakis, janë rreth 940 mijë të rinj të gruomoshës 18-24 vjeç që pritet të përfitojnë.

Sipas kryeministrit, pasi qeveria mbështeti me 40 miliard Euro bizneset dhe sektorin shëndetësor, ishte radha e të rinjëve për t'u shpërblyer.

Karta, e cila do të dorëzohet pas marrjes së dozës së parë të vaksinës, do të mund të përdoret për udhëtime dhe ngjarje kulturore.

"Unë i bëj thirrje vajzave dhe djemve tanë që të shfrytëzojnë rastin dhe të vaksinohen. Karta do të quhet Karta e Lirisë," tha Mitsotakis.

Sipas ministrit të Turizmit,Haris Theoharis thirrja për vaksinim ishte një thirrje për kthim në normalitet në të vërtetë.

Greqia shpreson që progresi i fushatës së vaksinimit të lejojë vendin të qëndrojë pa kufizime gjatë perjudhës së lakmuar të verës dhe të tërheqë sa më shumë turist.