Përditësimi, 28 qershor: Asnjë viktimë nga COVID-19 në vend

exit.al 28 Qershor 2021, 16:45

Minisitria e Shëndetësisë njoftoi të hënën se nuk ka patur viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit në vend.

Ndërkohë, në të njëjtin interval kohor u kryen 2954 testime, nga të cilat ka rezultuar pozitivë 1 qytetar nga Elbasani.

Aktualisht janë 63 pacientë aktivë me COVID19 në vend, prej të cilëve vetëm 1 po merr trajtim spitalor të specializuar.

Në të njëjtin interval kohe janë shëruar 4 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129 994 që nga fillimi i epidemisë.

Mbeten ende 63 raste aktive, shumica në Tiranë, 26 raste dhe Shkodër, 14 raste.

Statistika (28 Qershor 2021)

Raste të reja ditore 1

Të shëruar në 24 orë 4

Të shtruar në spitale 1

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 2954

Testime totale 798,276

Raste pozitive 132,513

Raste të shëruara 129,994

Raste Aktive 63

Humbje jete 2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 26

Shkodër 14

Durrës 5

Lezhë 5

Elbasan 5

Berat 3

Dibër 2

Kukës 1

Fier 1

Vlorë 1