Edhe Spanja dhe Republika Çeke heqin kufizimet e udhëtimit me Shqipërinë

exit.al 28 Qershor 2021, 18:47

Listës së vendeve që kanë hequr kufizimet e udhëtimit për arsye që konsiderohen jo jetësore i janë shtuar edhe dy vende të tjera: Spanja dhe Republika Çeke.

Të dyja vendet, sipas njoftimit të dhënë nga ambasadat respektive, e kanë përcaktuar Shqipërinë si vend me rrezikshmëri të ulët nga Covid-19 ose me dritë të gjelbër sipas sitemit të trafikut të aplikuar nga vendet e BE-së.

Ndryshe nga vendet e tjera, të cilat kanë prezantuar gjithsesi si kusht për udhëtim bërjen e testit, vaksinës apo vërtetim që personi ka kaluar sëmundjen, Spanja dhe Republika Çeke kanë eleminuar çdo pengesë për udhëtim.

Spanja kërkon vetëm plotësimin e një formulari shëndetësor online para nisjes.

Vendimi ndjek rekomandimin e Bashkimit Evropian për lejimin e udhëtimeve me Shqipërinë, që tashmë cilësohet vend i sigurtë nga Covid-19.

Tashmë janë 10 vende të cilat kanë hapur kufijt me vendin tonë, duke lejuar udhëtime për qëllime turistike, rekreative apo çfarëdolloj tjetër.