Greqia do t'i dhurojë Shqipërisë 20 mijë doza vaksinash kundër COVID-19

exit.al 3 Qershor 2021, 17:22

Greqia do të furnizojë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut me vaksina kundër COVID-19, tha të enjten zëdhënësja e qeverisë greke.

Kjo lëvizje do të bëhet në koordinim me Bashkimin Europian njoftoi zëdhënësja e cila shtoi gjithashtu se secili vend do të marrë nga 20 mijë doza vaksinash, raporton Reuters.

Në fjalën e zëdhënëses së qeverisë nuk u bë e ditur kur do të bëhet dorëzimi i dozave dhe për cilën vaksinë bëhet fjalë.

Në Shqipëri që prej fillimit te pandemisë kanë ardhur mbi 800 mijë vaksina të ndryshme, si Pfizer, AstraZeneca, Sinovac dhe SputnikV.

Shpërndaje te miqtë