Greqia fillon vaksinimin e emigrantëve

exit.al 3 Qershor 2021, 17:28

Greqia po njoftoi se do të zgjerojë fushatën e vaksinimit, për të përfshirë ata mijra emigrant të paligjshëm që jetojnë në kampe.

Një raportim i The Guardian citon ministrinë e Shëndetësisë kur thotë se programi do të fillojë nga ishujt Lesbos, Chios dhe Samos dhe do të përdoret vaksina amerikane me një dozë Johnson & Johnson.

Vendimi erdhi pasi Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve u kërkoi shteteve të BE qasje të barabartë në vaksinat antiCOVID-19  për emigrantët dhe popullsinë e gjerë.

Në Greqi jëtojnë rreth 60,000 emigrantë e azilkërkues, ku një e katërta janë fëmijë.

Greqia ka përfunduar vaksinimin për 20% të popullisë, ndërkohë mbi 50% kanë marr të paktën dozën e parë të vaksinave.