17 vjeçari në gjendje kritike pas rënies nga lartësia

exit.al 3 Qershor 2021, 16:46

Një 17 vjeçar nga Saranda u trasportua me helikopter për në Tiranë, pas rënies nga një lartësi prej 2 metrash.

Sipas një raportimi nga Shqiptarja.com, Klajdi Kalemi nga fshati Shelegar ka marr fraktura në kokë dhe trup si pasojë e aksidentit.

Pas marrjes së ndihmës së parë nga mjekët në Sarandë, ai u transferua në gjendje kritike për ndihmë të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë.