Greqia regjistron 693 raste të reja me COVID-19, shifra më e ulët që nga tetori

exit.al 13 Dhjetor 2020, 17:46

Greqia ka raportuar 693 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit.

Kjo është shifra më e ulët ditore që nga mesi i tetorit.

Autoritetet raportojnë se ka pasur edhe 85 humbje të tjera jete si pasojë e COVID-19.

Shifrat e reja e çojnë numrin total të rasteve në vend në 124,534, prej të cilëve 3,625 kanë ndërruar jetë.